Articles Comments

Fjala e Lire » Entries tagged with "taksat"

Përse nuk ka debate mediatike për Ekonominë?

Si financohet, p.sh., ndërtimi i spitaleve, qendrave të edukimit, rrugëve, pagesa e administratës shtetërore, kur e tejkalojnë nivelin e të ardhurave nga tatimet e taksat? Përgjigjja është e thjeshtë: shteti duhet të marrë kredi, pagesat e të cilave do të rëndojë mbi brezat e ardhshëm. Shembulli më i spikatur i ekzagjerimit të kësaj politike është fqinji ynë, Greqia, financat e të cilit konsiderohen sot të falimentuara. Edhe në Shqipëri Investimi në infrastrukturën rrugore ka marrë një rëndësi parësore dhe konsiderohet si simbol zhvillimi të vrullshëm ekonomik. Ministrat e Qeverisë, madje edhe vetë Kryeministri aktual, nuk humbën asnjë rast në fushatën e shkuar elektorale për të përuruar autostrada e tunele rrugore, edhe pse disa herë ende nuk kishin përfunduar. Po kostot e financimit? Asnjëherë këto kosto nuk qenë e nuk janë temë debatesh … Read entire article »

Filed under: Ekonomi