Articles Comments

Fjala e Lire » Ekonomi » Përse nuk ka debate mediatike për Ekonominë?

Përse nuk ka debate mediatike për Ekonominë?

Si financohet, p.sh., ndërtimi i spitaleve, qendrave të edukimit, rrugëve, pagesa e administratës shtetërore, kur e tejkalojnë nivelin e të ardhurave nga tatimet e taksat? Përgjigjja është e thjeshtë: shteti duhet të marrë kredi, pagesat e të cilave do të rëndojë mbi brezat e ardhshëm. Shembulli më i spikatur i ekzagjerimit të kësaj politike është fqinji ynë, Greqia, financat e të cilit konsiderohen sot të falimentuara.

Edhe në Shqipëri Investimi në infrastrukturën rrugore ka marrë një rëndësi parësore dhe konsiderohet si simbol zhvillimi të vrullshëm ekonomik. Ministrat e Qeverisë, madje edhe vetë Kryeministri aktual, nuk humbën asnjë rast në fushatën e shkuar elektorale për të përuruar autostrada e tunele rrugore, edhe pse disa herë ende nuk kishin përfunduar. Po kostot e financimit?

Asnjëherë këto kosto nuk qenë e nuk janë temë debatesh serioze mediatike… Dëgjojmë e çfarë nuk dëgjojmë nëpër darkat televizive, por kurrë nuk pamë një debat profesionistësh për ekonominë e këtij vendi.

As barra e huave bankare, e as kostot e ardhshme të mirëmbajtjes së rrugëve dhe autostradave, që janë paguar ose do të paguhen nga arka e shtetit, as borxhet, raporti mes të ardhurave dhe kostove të jetesës, etj., etj., asnjë nga këto nuk bëhet kurrë temë debatesh.



Written by admin

Filed under: Ekonomi · Tags: , ,

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.